BOOM BOX – Tërshëra

TËRSHËRA ËSHTË ZAKON!

Tërshëra përmban vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë dhe për këtë arsye është shujtë e shkëlqyer në çdo kohë të ditës.

Më mirë që e njeh, me më shumë qejf e han.

tërshëra

zgjedhje e mirë për mëngjes

Tërshëra është një nga drithërat që siguron mëngjes të shëndetshëm, plot fibra dhe mund të ndihmojë në plotësimin e konsumit të sasisë së nevojshme të saj gjatë një dite. Fibrat në tërshërë janë të mira për shëndetin tënd të përgjithshëm, por janë veçanërisht të rëndësishme për funksionimin e mirë të sistemit tretës.

zgjedhje e mirë e fibrave

Gjithashtu, tërshëra përmban fibra të veçanta të tretshme të cilat quhen beta-glukan. Është konstatuar se konsumi ditor prej 3 ose më shumë gram beta-glukan e ulë kolesterolin LDL (“të keq”) dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Lista e përfitimeve të konsumit të fibrave nuk është e vogël, prandaj konsumimi i tërshërës, falë fibrave të tretshme, mund të ndihmojë madje edhe në shkrirjen e yndyrës në zonën e stomakut.

Drithërat e plota

Tërshëra është një nga drithërat e plota në kuptimin e plotë të fjalës. Jo vetëm që është jashtëzakonisht ushqyese, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin dhe mbrojtjen e organizmit tonë.

Për çdokënd

Tërshëra është një nga drithërat e çmuara që nuk përmban gluten dhe është e përshtatshme për njerëzit të cilët kanë probleme me tretjen ose alergji ndaj përbërësve të caktuar.

Në ritmin e zemrës

Sipas hulumtimeve, ata që e përfshijnë tërshërën në të ushqyerit e tyre kanë rrezik të zvogëluar të paraqitjes së sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit kardiovaskular.

E lehtë për kombinim

Kombinimet e Boom Box konfirmojnë se tërshëra mund të ketë shumë miq, ndërsa nutricionistët sugjerojnë një gotë lëng portokalli me messhujtën tënde të ardhshme të tërshërës sepse vitamina C ndihmon në absorbimin e hekurit nga tërshëra.

ka edhe vitamina dhe minerale

Krahas fibrave fenomenale që ka, të cilat na nevojiten tepër shumë për funksionim të shëndetshëm, tërshëra është jashtëzakonisht e pasur me vitamina dhe minerale. Kështu për një mëngjes do të mbështetësh organizmin tënd me vitamina B, mangan, hekur, magnez dhe zink.

Dhe të mos harrojmë se tërshëra përmban një varg antioksidantësh që, ndër të tjera, përmirësojnë mikrobiomën e zorrëve, me çka ndikojnë pozitivisht në shëndet dhe zvogëlojnë potencialisht rrezikun nga sëmundjet kronike.

Nuk është rastësi që themi se ky është ligji

Jemi të sigurt se, tani që i din të gjitha përfitimet e tërshërës, do të bëhesh adhurues i vërtetë i kësaj drithëre fenomenale. Më e mira nga të gjitha është se mund ta kombinosh me frutat që të pëlqejnë, ta pasurosh me fruta arrore dhe në atë mënyrë të avancosh edhe më shumë vlerat ushqyese dhe energjike të mëngjesit tënd.

Hapi rrugë imagjinatës dhe kënaqu me shujta të shijshme dhe ushqyese nga tërshëra!

nutricionistët & tërshëra

Rreth sasisë së ushqimit me bazë tërshërës dhe Boom Box
Nutricionistët kanë shkruar gjithashtu se sa të mirë është të ushqyerit e bazuar në tërshërë dhe produkte Boom Box për shëndetin tënd. Lexo dhe mëso më shumë se si tërshëra mund t’i kontribuojë shëndetit tënd.

MËNGJES

Palpeta (krepa)
tërshëre

MESSHUJTË

Shufër krokante
dhe e ngrirë jogurti

MESSHUJTË

Shejk i
proteinave