BOOM BOX – Tërshëra
TËRSHËRA ËSHTË ligji!
Tërshëra përmban vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë dhe për këtë arsye është shujtë e shkëlqyer në çdo kohë të ditës.
Më mirë që e njeh, me më shumë qejf e han.

zgjedhje e mirë për mëngjes
Tërshëra është një nga drithërat që siguron mëngjes të shëndetshëm, plot fibra dhe mund të ndihmojë në plotësimin e konsumit të sasisë së nevojshme të saj gjatë një dite. Fibrat në tërshërë janë të mira për shëndetin tënd të përgjithshëm, por janë veçanërisht të rëndësishme për funksionimin e mirë të sistemit tretës.
zgjedhje e mirë e fibrave
Gjithashtu, tërshëra përmban fibra të veçanta të tretshme të cilat quhen beta-glukan. Është konstatuar se konsumi ditor prej 3 ose më shumë gram beta-glukan e ulë kolesterolin LDL (“të keq”) dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Lista e përfitimeve të konsumit të fibrave nuk është e vogël, prandaj konsumimi i tërshërës, falë fibrave të tretshme, mund të ndihmojë madje edhe në shkrirjen e yndyrës në zonën e stomakut.
Drithërat e plota
Tërshëra është një nga drithërat e plota në kuptimin e plotë të fjalës. Jo vetëm që është jashtëzakonisht ushqyese, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin dhe mbrojtjen e organizmit tonë.
Për çdokënd
Tërshëra është një nga drithërat e çmuara që nuk përmban gluten dhe është e përshtatshme për njerëzit të cilët kanë probleme me tretjen ose alergji ndaj përbërësve të caktuar.
Në ritmin e zemrës
Sipas hulumtimeve, ata që e përfshijnë tërshërën në të ushqyerit e tyre kanë rrezik të zvogëluar të paraqitjes së sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit kardiovaskular.
E lehtë për kombinim
Kombinimet e Boom Box konfirmojnë se tërshëra mund të ketë shumë miq, ndërsa nutricionistët sugjerojnë një gotë lëng portokalli me messhujtën tënde të ardhshme të tërshërës sepse vitamina C ndihmon në absorbimin e hekurit nga tërshëra.
ka edhe vitamina dhe minerale
Krahas fibrave fenomenale që ka, të cilat na nevojiten tepër shumë për funksionim të shëndetshëm, tërshëra është jashtëzakonisht e pasur me vitamina dhe minerale. Kështu për një mëngjes do të mbështetësh organizmin tënd me vitamina B, mangan, hekur, magnez dhe zink.
Dhe të mos harrojmë se tërshëra përmban një varg antioksidantësh që, ndër të tjera, përmirësojnë mikrobiomën e zorrëve, duke ndikuar pozitivisht në shëndet dhe duke zvogëluar potencialisht rrezikun nga sëmundjet kronike.
Nuk është rastësi që themi se ky është ligji
Jemi të sigurt se, tani që i di të gjitha përfitimet e tërshërës, do të bëhesh adhurues i vërtetë i kësaj drithëre fenomenale. Më e mira nga të gjitha është se mund ta kombinosh me frutat që të pëlqejnë, ta pasurosh me fruta arrore dhe në atë mënyrë të avancosh edhe më shumë vlerat ushqyese dhe energjike të mëngjesit tënd.
Hapi rrugë imagjinatës dhe kënaqu me shujta të shijshme dhe ushqyese nga tërshëra!
nutricionistët & tërshëra
Nutricionistët kanë shkruar gjithashtu se sa i mirë është ushqyerja e bazuar në tërshërë dhe produkte Boom Box për shëndetin tënd. Lexo dhe mëso më shumë se si tërshëra mund të kontribuojë në shëndetit tënd.
MËNGJES
Palpeta (krepa)
tërshëre
MESSHUJTË
Shufër krokante
dhe e ngrirë jogurti
MESSHUJTË