Kur nuk ke shumë kohë në mëngjes, dhe dëshiron mëngjes të ushqyeshëm dhe të shijshëm, atëherë ky qull tërshëre i pasuruar është përzgjedhja e duhur. Përgatite në mbrëmje, haje në mëngjes!
Boom Box qull tërshëre me lajthi dhe çokollatë (60 g)
150ml Boom Box pije tërshëre me lajthi
1 lugë çaji fara chia
1 lugë çaji proteina liri
DEKORIMI
1 rënd çokollatë e zezë e shkrirë pa sheqer
10g lajthi të grira
Në një tas të vogël të përzihet qulli i tërshërës, pija e tërshërës me lajthi, farat chia dhe proteina e lirit. Të përzihet mirë. Në një tas tjetër të vogël të përzihet çokollata e shkrirë me lajthitë e grira. Të hidhet përmbi qullin e tërshërës dhe të lihet në frigorifer gjatë natës.
Në mëngjes, nxirre qullin tënd të tërshërës nga frigoriferi, falënderoje veten për hapin e menduar mirë dhe shijoje mëngjesin.