Qëndro cool – ndërsa të tjerët shkrihen! Përgatiti vetes ëmbëlsirën më të mirë krokante, të ngrirë, e cila do të flladitë edhe ditën më të nxehtë të verës.
1 jogurt të llojit grek me bazë bimore
60g Boom Box granola tërshëre sipas përzgjedhjes (sugjerimi ynë: granola me fruta mali, kokos dhe bajame)
½ filxhan fruta të kuqe të ngrira
2 lugë çaji gjalpë bajamesh
Në tavë të vendoset letër për pjekje dhe të hidhet jogurt, ashtu që të shpërndahet në mënyrë të barabartë në sipërfaqe. Të hidhet përmbi gjalpë bajamesh (është mirë nëse rrjedh nga luga për të lënë gjurmë në të gjithë sipërfaqen e jogurtit), më pas të spërkatet me granolën e tërshërës dhe frutat e ngrira. Të lihet në ngrirës për 4 orë, ose më së miri gjatë natës. Shufra të thyhet në copa dhe të shijohet ëmbëlsira.