loader image

Bounty sultjash

Kur të merr malli për ëmbëlsirën e preferuar nga fëmijëria dhe kupton se mund ta bësh në mënyrë më të shëndetshme me produktet Boom Box.

PËRBËRËSIT

1 filxhan oriz integral
2 filxhan Boom Box pije tërshëre me kokos
2 lugë gjelle shurup hurme ose ëmbëltues sipas dëshirës
3 lugë gjelle miell kokosi
1 lugë çaji aromë vanilje
100g çokollatë vegane pa sheqer

Mënyra e përgatitjes

Në tenxhere të hidhet orizi i larë paraprakisht, Boom Box pija e tërshërës me kokos dhe shurupi i hurmës. Të vendoset mbi zjarr në temperaturën më të lartë të vlojë, më pas të zvogëlohet, ashtu që sultjashi të zihet lehtë me përzierje herë pas here. Kur masa të trashet, respektivisht kur orizi të ketë thithur të gjithë lëngun, të shtohet miell kokosi dhe aromë vanilje. Të përzihet dhe të mbulohet me kapak për 5 minuta. Sultjashi të qitet në enë të vogla dhe t’i hidhet përmbi çokollatë e shkrirë. Të lihet të ftohet pak dhe të forcohet çokollata.
Shtriju në kolltukun tënd dhe shijoje ëmbëlsirën, mu si fëmijë i vërtetë!