loader image

Qull tërshëre super i lëngshëm

Ka ditë të tilla kur të nevojiten vetëm shujtat më të lëngshme. Me përpjekje minimale, në skenë del mu kjo përrallë e malit. Gëzoje qiellzën tënde me mëngjes të veçantë, nuk do të gabosh!

PËRBËRËSIT

Boom Box qull tërshëre fruta mali dhe bajame (60 g)
150ml Boom Box pije tërshëre me bajame
1 lugë çaji liri të bluar

DEKORIMI

1 lugë çaji gjalpë bajamesh
1 lugë çaji shurup hurme
2 lugë çaji pije tërshëre me bajame
30g Boom Box granola tërshëre me fruta mali, kokos dhe bajame

Mënyra e përgatitjes

Në një tas të vogël të përzihet qulli i tërshërës dhe liri i bluar. T’i hidhet pije e ngrohtë e tërshërës me bajame dhe të përzihet mirë. Në një tas tjetër të vogël, të përzihet gjalpi i bajameve, shurupi i hurmës dhe 2 lugë çaji të mbetura të pijes së tërshërës me bajame. Të hidhet mbi qullin e përgatitur të tërshërës. Të spërkatet përmbi me granola tërshëre. Ju bëftë mirë!