Kur të nevojitet reset gjatë një dite të ngarkuar, kjo kafe e vogël kremoze është zgjidhja e duhur!
2 lugë të vogla kafe të çastit
1 lugë gjelle ujë
200 ml pije tërshëre Professional Barista
Kanellë për spërkatje
Akull
Vendose kafenë e çastit në një gotë, shto pak ujë dhe përzieje mirë. Më pas shto akullin deri në krye, hidhi pije tërshëre Boom Box Barista dhe spërkate me kanellë. Kjo pije kremoze sigurisht që do të bëjë të lëvizësh dhe të zgjohesh.
KËSHILLË
Nëse e dëshiron atmosferën e duhur – njësoj si në një kafiteri, para se të hidhesh pijen e tërshërës në kafe, mund ta përziesh me një përzierëse për kafe derisa të përftosh shkumë ose krem të mirë.